Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bllokohet faqja ‘’Studentët Denoncojnë’’! “Sfiduan” Mirela Kumbaron dhe publikuan tezën e Gjuhës Shqipe në nisje të provimit (FOTO-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohet faqja ‘’Studentët Denoncojnë’’!
Foto ilustruese: Faqja e ‘’Studentët denoncojnë’’

Paraditen e kësaj të marte, mijëra maturantë u testuan në gjuhën shqipe, e si zakonisht teza bëri xhiron e rrjetit vetëm pak minuta pasi u shpërndanë në tavoliat e nxënësve.

Publikimi i tezës në rrjet u bë nga faqja e njohur e studentëve ‘’Studentët Denoncojnë’’, e cila menjëherë sapo shpërndau provimin në rrjet u bë pasive.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, faqja e Instagramit e studentëve rezulton e bllokuar që mesditën e sotme, raporton newsbomb.al

Bllokimi i faqes së studentëve dyshohet të ketë ndodhur si pasojë shpërndarjes së tezave të maturës, por jo vetëm.

Ditën e djeshme, pak orë para se të shpërndanin provimin e gjuhës shqipe, çka shkaktoi dhe bllokimin e faqes, ‘’Studentët Denoncojnë’’ denoncuan publikisht se disa persona po tentojnë t’ua bllokojnë faqen, për shkak të protestës që po mbahet në Tiranë prej datës 1 qershor.

Ndërkohë, nga një hulumtim i shpejtë i bërë nga newsbomb.al, faqja e tyre zyrtare e Facebook-ut konkludon aktive. Postimi më i fundit është bërë dje në orën 8 të darkës.

Bllokohet faqja ‘’Studentët Denoncojnë’’!
 
Bllokohet faqja ‘’Studentët Denoncojnë’’!
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese