Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dyshohet se u vra nga shoku i tij “Mand Dhelpra” pas rrëmbimit, Eglant Koçi kishte mbi 700 mijë euro në llogarinë e tij në kriptovaluta! Ishte i përfshirë në skemën e Call-Centrave

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se u vra nga shoku i tij “Mand Dhelpra” pas rrëmbimit,
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili është rrëmbyer dhe vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj, i njohur ndryshe me nofkën “Mand Dhelpra” i cili shpallur në kërkim nga policia.

Dyshohet se shkak për krimin e rëndë, janë paratë që që i ri kishtë në portofolin e tij elektronik të kriptomonedhave për llogari të një personi tjetër kishte rreth 700 mijë euro, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitetin e Call-Centrave.

Ndërsa ra transaksioni i fundit që ishte kryer i riu para rrëmbimit dhe zhdukjes së tij ka qenë 160 mijë euro.

Koçi është rrëmbyer nga 41-vjeçari mesditën e 4 qershorit dhe më pas ka dyshime të forta që i riu është vrarë nga Shakaj, pasi në makinën ku dyshohet se është tranportuar, janë gjetur gjurmë gjaku që dyshihet se i përkasin 34-vjeçait.

Ndërsa “Mand Dhelpra” është shpallur në kërkim policor, në pranga ka rënë 25-vjeçari, Enea Zyferi i cili dyshohet se ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka ndihmuar në përkrahje ne autorit pas krimit. Ai ka qenë i punësuar si kamarier në një ambient në pronësi të personit të dyshuar dhe ndodhej pranë vendit ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

Po ashtu Policia po bën përpjeke për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit Shakaj, i cili dyshohet se pas rrëmbit të Eglant Koçit, ka vrarë shokun e tij.  Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjën e të riut, ndërsa fatit i tij mbetet ende mister.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese