Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Erdhën në Shqipëri me pushime, zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit! Policia nis kërkimet në terren

Shkruar nga Newsbomb
Erdhën në Shqipëri me pushime, zhduken dy turistë
Foto ilustruese

Dy turistë gjermanë janë shpallur të zhdukur prej rreth 48 orësh në zonën e thellë malore të Polisit, në bashkinë e Librazhdit.

Sipas informacioneve paraprake, ata kishin ndërmarrë një itinerar ecjeje në brendësi të Malësisë së Polisit, por prej dy ditësh nuk kanë pasur asnjë kontakt me guidën që i shoqëronte.

Alarmi për zhdukjen e tyre është dhënë pranë Policisë së Elbasanit, e cila ka nisur menjëherë operacionin e kërkimit në terren për lokalizimin dhe gjetjen e tyre.

Në operacion janë angazhuar efektivë të policisë, forcat e emergjencave civile, si dhe banorë të zonës që njohin mirë terrenin malor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se në vendin që ndodhen turistët është tepër e vështirë për t’u aksesuar dhe karakterizohet nga mungesa e sinjalit të telefonisë celulare.

Deri më tani nuk është arritur të vendoset asnjë kontakt me ta, ndërsa nuk janë evidentuar gjurmë as nga pajisjet GPS që dyshohet se mund të kenë pasur me vete.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese