Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbeturinat e bizneseve përfundojnë në Valbonë, IKMT-ja nis pastrimin e zonës, thirrja për biznesmenët: Respektoni ligjin për mbetjet!

Shkruar nga Newsbomb
Mbeturinat e bizneseve përfundojnë në Valbonë, IKMT-ja nis
IKMT-ja nis pastrimin e Valbonës

Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun e Kukësit, njofton se është angazhuar këtë të martë në një ndërhyrje pastrimi në zonën turistike të Valbonës.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Tropojës, punonjësit e IKMT-së Kukës kryen zhvendosjen e mbetjeve të depozituara nga bizneset e zonës në një nga mjediset publike.

IKMT-ja gjen rastin t’u bëjë thirrje të gjitha bizneseve të respektojnë kërkesat ligjore për trajtimin e mbetjeve, dherave dhe inerteve.

"Dëmtimi i mjedisit është, para së gjithash, në dëm të vetë banorëve të zonës dhe të bizneseve, veçanërisht në prag të fillimit të sezonit turistik", njofton Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese