Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Moti i keq shkakton dëme të konsiderueshme në Dibër, përroi merr përpara 10 krerë lopë

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq shkakton dëme të konsiderueshme në Dibër,
Foto ilustruese

Pasditen e djeshme, rreth orës 17:00 fshati Radomirë, në Njësinë Administrative Kala e Dodës të Bashkisë Dibër, u përfshi nga një stuhi e fortë shiu e shoqëruar me breshër.

Sipas banorëve të zonës, moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ata bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Lugu i Radëve”, prurjet e mëdha të ujit në përrenjtë e Radomirës kanë marrë përpara 10 krerë lopë.

Si pasojë e rrjedhës së fuqishme të ujit, bagëtitë janë gjetur të ngordhura rreth një kilometër larg vendit ku u rrëmbyen nga përroi.

Ndërkohë, përfaqësues të Bashkisë Dibër kanë mbërritur në fshatin Radomirë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Ndërsa, përveç humbjes së bagëtive reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në kulturat bujqësore, si dhe në infrastrukturën rrugore të zonës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese