Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Poshtë zyrës së Ramës, Luçiana Kokaj reagon për punimet në Rrjoll: Turp! Rrjollorët u zgjuan të rrethuar me tela me gjemba, por ne nuk ndalemi

Shkruar nga Newsbomb
Poshtë zyrës së Ramës, Luçiana Kokaj reagon për
Rrjolli me tela me gjemba, Luçiana Kokaj

Pasi rrjollorët zgjodhën t’iu bashkoheshin protestës në Tiranë, një pjesë e tokave në Rrjoll u rrethua menjëherë me tela për të vijuar me  punimet për ndërtimin e resortit.

Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al paraditen e kësaj të marte, një pjesë e mirë e tokave në Rrjoll aktualisht është e rrethuar me tela me gjemba, për të cilën ka reaguar dhe rrjollorja e njohur tashmë, Luçiana Kokaj.

Në fjalën e mbajtur nga protesta e sotme poshtë zyrës së kryeministrit Rama, Kokaj e cilësoi veprimin në Rrjoll si pabesi ndërsa shtoi se asgjë nuk i ndal banorët për të kundërshtuar ndërtimet në një zonë të mbrojtur.

Fjala e Luçiana Kokaj: Rrjolli nuk është kundër investimeve dhe zhvillimeve por kundër grabitjes së pronave, është më se e qartë që Rrjolli është zonë e mbrojtur ndërkombëtarisht. Është një thirrje për Europën të shikojnë se çfarë po ndodh. Është zonë e rëndësishme sepse është pjesë e Konventave Ndërkombëtare dhe duhet t’i respektojnë.

Dje janë zgjuar rrjollorët në tokën e tyre me tel me gjemba, turp. Kërkohet largimi i kësaj klase poltike. I bëj thirrje të gjithëve që të hiqen telat me gjemba atje në Rrjoll. Ne nuk duam gjë tjetër përveçse shpëtimin e Rrjollit njëherë e mirë. Është momenti për të shpëtuar çdo qytet e vend të mbrojtur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese