Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët paralajmërojnë protestë: Asnjë mur, gardh apo pengesë nuk do të na ndalojë

Shkruar nga Newsbomb
Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët paralajmërojnë
Pamje nga Rrjolli

Telat me gjemba kanë rrethuar një sipërfaqe toke në Rrjoll të Velipojës, duke shkaktuar reagime dhe shqetësim mes banorëve të zonës, të cilët pretendojnë se po u kufizohet aksesi në pronat që i konsiderojnë të trashëguara prej brezash.

Sipas tyre rrethimi lidhet me zhvillimin e një projekti turistik në zonë dhe përbën një hap që i përjashton gradualisht nga përdorimi i tokës. Pamjet nga terreni kanë nxitur pakënaqësi dhe revoltë qytetarëve.

Në shenjë kundërshtimi banorët kanë njoftuar një protestë më 13 qershor, në orën 10:00 duke ftuar qytetarë dhe aktivistë t’u bashkohen në kërkesën e tyre për zgjidhje dhe transparencë.

Ata shprehen se Rrjolli duhet të mbetet një hapësirë e përbashkët dhe paralajmërojnë se tubimi i ardhshëm do të jetë një moment i rëndësishëm për të ngritur zërin kundër asaj që e cilësojnë si kufizim dhe izolim të zonës.

“Kur njerëzit bashkohen për të mbrojtur të drejtën dhe dinjitetin e tyre, asnjë mur, gardh apo pengesë nuk është më e fortë se vullneti i një populli të bashkuar”, thuhet në thirrjen e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese