Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Të rinjtë e sotëm janë dele, vetëm për kafe!” Gazetari s'ia përton Lapajt: Ti je një nga ata që e kanë thënë këtë (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb
“Të rinjtë e sotëm janë dele, vetëm për
Adriatik Lapaj e Roland Qafoku

Protestimi i qytetarëve nëpër Tiranë, është bërë shkak i debatit televiziv mes kreut të “Shqipëria Bëhet” dhe gazetarit Roland Qafoku.

Duken sjellë në kujtesë se si pjesa më e madhe, kryesisht mosha madhore shpesh janë shprehur “se të rinjtë e sotëm janë vetëm për të kaluar kohë nëpër kafe dhe nuk kanë guxim të reagojnë”, Lapaj tha se e ka dëgjuar shpesh këtë shprehje.

“Ka dalë ashtu siç është e vërteta dhe mendoj që secili nga ne e ka detyrë morale t'i mbështesë të gjithë ata të rinj që çohen. Unë jam vetë i ri, por e kam dëgjuar shpesh “të rinjtë në kafe”, “shqiptarët dele” etj. Kjo nuk është e vërtetë. Po dëshmohet e kundërta. Sigurisht që janë tradhtuar disa herë në këto 35 vite dhe kjo i ka dëshpëruar”, tha Lapaj.

Pas reagimit të tij, Qafoku i është kundërpërgjigjur Lapajt duke i kujtuar se ai ka qenë një ndër personat që ka qenë me mendimin se populli nuk reagon sepse ka frikë.

Pjesë nga debati:

Gazetari Roland Qafoku drejtuar Lapajt: Edhe ti e ke pasur këtë, që populli ka frikë. E ke thënë këtë.

Lapaj: Unë kam thënë që ky popull kërcënohet përditë dhe është e vërtetë.

Qafoku: As pyeti fare populli, zoti Lapaj. Doli aty dhe s’do t’ia dijë fare.

Lapaj: Edhe këta nuk i mbështete. Si ka mundësi?

Qafoku: Unë i kam mbështetur se unë kam qenë në protestë.

Lapaj: Ke qenë këto ditë?

Qafoku: Po.

Lapaj: Je për rrëzimin e qeverisë?

Qafoku: Ore, ti po më pyet mua? Ti këtë ke problem. Je si në hetuesi.

Lapaj: Po për çfarë ke shkuar në shesh?

Qafoku: E di unë se për çfarë kam shkuar.

Lapaj: Po nuk i mbështet pastaj…

Qafoku: Ti po flet sikur je pronar i protestës.

Lapaj: Jo, jo, jo. Asnjëherë në botë. Nëse ka ndonjë njeri që nuk mendon që ata kanë dalë që të ikë Edi Rama...

Qafoku: Unë dal për çfarë të më dojë qejfi mua.

Lapaj: Mo ski frikë të thuash “të iki Edi Rama”

Qafoku: Kam frikë unë? (Qesh) Kur kam hyrë unë në protestë për Edi Ramën, ti s’ke qenë fare në politikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese