Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Zvërneci ishte pika e ujit që mbushi gotën”, Artur Meçollari nga protesta: Edi Rama është kërcënim për sigurinë kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
“Zvërneci ishte pika e ujit që mbushi gotën”, Artur
Artur Mecollari

Sot shënohet dita e 10-të që mijëra shqiptarë “derdhen” nëpër Tiranë duke protestuar kundër investimeve amerikane në Zvërnec.

Ndërkohë që ka folur ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari. I cili tha se përtej kundërshtisë naj investimit në Zvërnec qytetarët shqiptarë kanë shumë arsye të tjera për të protestuar sot.

"Kjo protestë është momenti historik, por po ndryshojmë mënyrën e të vepruarit, sepse po kuptojmë se një shtet të së drejtës, ligjor e të barabartë, e duam të gjithë. Zvërneci ishte pika e ujit që mbushi gotën. Por Edi Rama kërkoi ta devijonte debatin, duke thënë se s'ka projekt.

Dua t'ju kujtoj aeroportin e Kukësit. Asnjë avion nuk ulet dhe nuk ngrihet, ndërsa koncesioneri merr çdo muaj paratë nga shteti shqiptar për pasagjerët e munguar.

Porti i Durrësit është gjithashtu një krim shtetëror. Është porti i vetëm tregtar në Shqipëri që mban lidhjet rajonale dhe tragetare, por Edi Rama tentoi ta kthente në një port turistik.

Mund të shkojmë në Palasë dhe të shohim çfarë ka ndodhur aty, si është tjetërsuar mjedisi. Mund të shkojmë në Limion, që nga bazë detare u projektua për resort për oligarkët.

Kemi një kryeministër që është kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe të aleancës",tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese