AKU bllokon 26 ton mish pule me prezencë të Salmonella SPP (SKANDALI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:31 15-05-2017 AKU bllokon 26 ton mish pule me prezencë të Salmonella SPP (SKANDALI)

AKU bllokon në Durrës 26 ton mish pule importuar nga Brazili me prezencë të Salmonella SPP.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar  urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonellaspp. Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit  Kufitar Durrës, bazuar edhe në pikën 2 të  këtij urdhri, ku thuhet se “për çdo ngarkesë të importuar, të merren mostra për analizimin e tyre  pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)”, ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK  me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese  AMG   më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV.

Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonellaspp.  Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

                                                                                                                             

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet data e shumëpritur, kur do hapet sheshi “Skënderbej”
Skandali i shembjes së urës në Vlorë, flasin përgjegjësit: Si qendron e vërteta! »
Article Logic
Execution time: 0.011680126190186
array(1) { ["section"]=> string(73) "aku-bllokon-26-ton-mish-pule-me-prezence-te-salmonella-spp-skandali-78690" }