AKU bllokon 43 kg mish në Gjirokastër, biznesi në pronësi të komunitetit mysliman

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 22-03-2018 AKU bllokon 43 kg mish në Gjirokastër, biznesi në pronësi të komunitetit mysliman Biznesi i bllokuar ne Gjirokaster

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon aksionin për bllokimin e pikave të cilat tregtojnë mish të pasigurtë, pa çertifikatë veterinare dhe dokumente të tjera shoqëruese.

AKU bën me dije se ka kryer kontrolle në një pikë të paliçencuar tregtimi mishi në rrethin e Gjirokastrës, në një biznes në pronësi të xhamisë. Në këtë pikë ushtrohej aktivitet i paligjshëm i tregtimit të mishit, nga shtetasi Bledar Guri.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Gjirokastër ka bllokuar sasinë e mishit prej 43 kiligramësh, mori masën për ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit, si dhe masën administrative gjobë në vlerën 200.000 lekë.

Njoftimi i AKU

Gjirokastër, AKU bllokon pikën e tregtimit të mishit, ambienti në pronësi të Komunitetit Mysliman

Gjatë ditës së sotme, Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Sektorin e Krimit Ekonomik kanë kryer kontrolle në një pikë të palicencuar tregtimi mishi në rrethin e Gjirokastrës.

Gjatë ditës së sotme, Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Sektorin e Krimit Ekonomik kanë kryer kontrolle në një pikë të palicencuar tregtimi mishi në rrethin e Gjirokastrës.
Në një ambient në pronësi të xhamisë (komunitetit mysliman), me vendndodhje “Lagjja e Zejtarëve”, Pazar, ushtrohej aktivitet i paligjshëm i tregtimit të mishit, nga shtetasi Bledar Guri. Operacioni u zhvillua nga AKU Gjirokastër, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Sektorin e Krimit Ekonomik, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër. Prej kontrollit rezultoi se subjekti, ishte i pa regjistruar në QKB dhe tregtonte mish të pasigurtë, pa certifikatë veterinare dhe dokumente të tjera shoqëruese.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Gjirokastër, menjëherë mori masën urgjente për ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit, si dhe masën administrative gjobë në vlerën 200.000 lekë.
Ndërkohe u morën dhe masa e sekuestrimit të 43kg mish gjedhi dhe u bllokuan mjetet e punës: frigorifer, 2 peshore, makinë grirëse, 2 thika, 2 hanxharë. Këto të fundit me përfundimin e procedurave të shqyrtimit administrativ, kalojnë për ruajtje në rezervat materiale të shtetit.

 

 biznes_2.jpg

 

 biznes.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata përkeqësohet/ Publikohet indeksi i biznesit nga amerikanët, ja mesazhi i Donald Lu
U arrestua në Tiranë për trafik armësh dhe drogë, italiani dërgohet drejt Romës (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010832071304321
array(1) { ["section"]=> string(87) "aku-bllokon-43-kg-mish-ne-gjirokaster-biznesi-ne-pronesi-te-komunitetit-mysliman-114139" }