AKU bllokon 52 kg mish, ja dënimi për pronarin e dyqanit (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 19-04-2018 AKU bllokon 52 kg mish, ja dënimi për pronarin e dyqanit (EMRI) Mishi i bllokuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme në qytetin e Kukësit 52 kg mish viçi dhe qengji pa vulë dhe në mungesë të certifikatës veterinare.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme kanë bllokuar 52 kg mish përkatësisht 22 kg mish qengji, 20 kg mish viçi dhe 10 kg kokë qengji, në një pikë tregtimi mishi në pronësi të shtetasit Fadil Elezi, në rrugën Dituria lagjja nr. 5 në qytetin e Kukësit, pa vulë dhe i pashoqëruar me certifikatë veterinare. Gjatë inspektimit, është konstatuar se ky subjekt rezultonte me statusin i pezulluar në sistemin e Qendrës Kombëtare të Bizneseve.

Për mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare, ndaj subjektit është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 100.000 lekë. Gjithashtu, për arsyen se subjekti ka vazhduar aktivitetin, ndërkohë që në QKB rezulton i pezulluar, për ushtrim aktiviteti të paregjistruar, në kundërshtim me Ligjin Nr.87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 100.000 lekë.

 

mish1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Vend i sigurtë’, zyrtari i lartë belg ZGJEDH Shqipërinë
E RRALLË: Ushtroi dhunë mbi të bijën, 25 vjeçarja denoncon nënën në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011200904846191
array(1) { ["section"]=> string(67) "aku-bllokon-52-kg-mish-ja-denimi-per-pronarin-e-dyqanit-emri-117488" }