AKU bllokon 75 kg mish në Tiranë, ky është pronari që “s’vë mend” (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:39 19-03-2018 AKU bllokon 75 kg mish në Tiranë, ky është pronari që “s’vë mend” (EMRI) Pamje te aktivitetit jashte standarteve, te siguruara nga AKU

AKU bllokon 75 kg kg mish në një pikë therje të paligjshme në Tiranë, me pronar Kristo Mukadesin.

AKU bën me dije se ky shtetas , është kapur nga AKU edhe me datë 21 janar 2018 me shkelje të rënda të sigurisë ushqimore, pasi therte e transportonte mish në kushte krejtësisht të papërshtatshme.

AKU i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojnë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore si dhe të refuzojnë të blejnë në këto pika therjeje dhe njësi shitjeje, të cilat tregtojnë mish të pasigurt, pa vulë veterinare, të palicencuara, pa nipt dhe pa kupon tatimor, elemente shumë të rëndësishme për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë ushqimore.

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtari i Ushqimit mbrëmjen e kaluar ka bllokuar rreth 75 kg mish në një thertore të paligjshme në qytetin e Tiranës, aktiviteti i së cilës në pronësi të shtetasit Kristo Mukades, ushtrohej në katin e parë të banesës së tij i parregjistruar në organet tatimore. Në këtë inspektim ka marrë pjesë sëbashku me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU-së Tiranë si dhe Policia e Shtetit.

Gjatë kontrollit shtetasit iu gjetën 58.2 kg mish viçi dhe dy karkasa qengji në sasinë e 17 kg, të cilat nga shtetasi në momentin e inspektimit, është tentuar të fshihen duke u hedhur jashtë mureve të “thertores” së paligjshme në banesës.

Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u mor masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit, u konfiskua sasia e produktit të pasigurtë (mish) dhe mjeteve të punës për kryerjen e shkeljes (çengela, parandë dhe trungu) dhe materialet po vlerësohen edhe për përgatitjen e kallëzimit penal për veprën penale të parashikuar nga neni 288 “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin“. Aksioni i AKU u mbështet edhe nga policia.

Vlen të theksohet se ky shtetas, Kristo Mukades, është kapur nga AKU edhe me datë 21 janar 2018 me shkelje të rënda të sigurisë ushqimore – pasi kishte therur transportonte mish në kushte krejtësisht të papërshtatshme për rrjedhojë veç masave administrative dhe konfiskimit të produktit i është konfiskuar edhe automjeti tip fugon me targa 3012 A. Foto e meposhtme, ilustruese e shkeljeve të datës 21.01.2018 në këtë subjekt të përcjella sipas linkut http://aku.gov.al/?p=2178

Siç shihet ky shtetas edhe pse është ndëshkuar para dy muajsh e madje i është konfiskuar edhe mjeti i transportit, ka vijuar aktivitetin e therjes e tregtimit të mishit (i parregjistruar në QKB) në shkelje flagrante të kërkesave të Sigurisë Ushqimore – shkelje të cilat si shtysë kryesore kanë evazionin fiskal! 
AKU i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojnë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore si dhe të refuzojnë të blejnë në këto pika therjeje dhe njësi shitjeje, të cilat tregtojnë mish të pasigurt, pa vulë veterinare, të palicencuara, pa nipt dhe pa kupon tatimor, elemente shumë të rëndësishme për gjurshmërinë e produiktit nga ana e pikëpamja e sigurisë ushqimoremish_2.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata merr VENDIMIN, lirohet nga BURGU Fran FRROKAJ
FESTË E MADHE në Lezhë pas VENDIMIT, shiu s’i ndal simpatizantët: Rama s'e arrestoi dot Fran Frrokajn »
Article Logic
Execution time: 0.011795043945312
array(1) { ["section"]=> string(74) "aku-bllokon-75-kg-mish-ne-tirane-ky-eshte-pronari-qe-s-ve-mend-emri-113772" }