AKU bllokon mbi 750 kg produkte ushqimore në Doganën e Morinës, të skaduara që në 2016

Publikuar tek: aktualitet, më 21:08 15-05-2019 AKU bllokon mbi 750 kg produkte ushqimore në Doganën e Morinës, të skaduara që në 2016

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon 762 kg produkte ushqimore në pikën Doganore të Morinës, të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit.

Aksioni i AKU është kryer nga Drejtoria e Kukësit, e cila pasi ka bërë inspektimin e produkteve (yndyrë gatimi, majonezë, ketchup dhe xhel karameli) ka konstatuar se ato nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it, datën e prodhimit dhe skadencës.

Madje produkti 'yndyrë gatimi' (sasia 192 kg) në etiketë kishte të shënuar 'preferohet të përdoret para datës 30.03.2016', ndërkohë që në ambalazhin e saj (kapaku i kutisë plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Gjithashtu produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej për ri-eksport në Shqipëri.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, DRAKU Kukës nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me produktet ushqimore jashtë afatit të pëdorimit u kthye në vendin e origjinës

NJOFTIMI I PLOTË I AKU:

AKU BLLOKON 762 KG PRODUKTE USHQIMORE NË PIKËN DOGANORE MORINË, ISHIN JASHTË AFATIT TË PËRDORIMIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e rrepta ndaj subjekteve që tentojnë të tregtojnë produkte ushqimore të pasigurta. Së fundmi, është goditur një tjetër rast në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, ku janë bllokuar 762 kg produkte ushqimore jashtë afatit të përdorimit (yndyrë gatimi, majonezë, ketchup dhe xhel karameli). Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej për ri-eksport në Shqipëri.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale AKU në Kukës, gjatë kontrollit, kanë konstatuar këto mangësi:

  1. Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.
  2. Në çertifikatën e cilësisë të ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.
  3. Produktet e ngarkesës (majonezë, ketchup, xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it, datën e prodhimit dhe skadencës.
  4. Produkti “yndyrë gatimi” (sasia 192 kg) në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016”, ndërkohë që në ambalazhin e saj

(kapaku i kutisë plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, DRAKU Kukës nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me produktet ushqimore jashtë afatit të pëdorimit u kthye në vendin e origjinës.

Me ndryshimet në Kodin Penal, që do të miratohen së shpejti, masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg. Siguria ushqimore është prioritet i punës sonë, prandaj nuk do të ketë tolerim për asnjë rast abuzimi.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022966146469116
array(1) { ["section"]=> string(92) "aku-bllokon-mbi-750-kg-produkte-ushqimore-ne-doganen-e-morines-te-skaduara-qe-ne-2016-164473" }