AKU godet biznesin në Dibër, gjobit me 1 milion e gjysmë lekë pronaren, i bllokon pijet dhe magazinën (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 13-06-2019 AKU godet biznesin në Dibër, gjobit me 1 milion e gjysmë lekë pronaren, i bllokon pijet dhe magazinën (EMRI)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon 979 litra pije alkoolike, të cilat kishin mangësi në etiketim dhe ka gjobitur me 150,000 lekë pronarin e një biznesi në Dibër.

Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër në subjektin “Sanije Neziri” me aktivitet bar-restorant në Mat, u konstatuan 574 shishe vere 700 ml dhe 577 litra raki të cilat kishin mangësi në etiketim, si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte.

Nisur nga gjetjet e kontrollit të kryer, inspektorët e AKU-së morën mostra për produktet e rakisë dhe verës me qëllim kryerje e analizave laboratorike në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për konsum human.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  2. Gjobë me vlerë 50,000 lekë për mangësi në etiketimin e produktit,
  3. Bllokim i produktit në sasinë prej 577 litra raki dhe 574 shishe vere 700 ml, deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare,
  4. Bllokim i magazinës ku ishin vendosur këto produkte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe garanton parandalimin e çdo praktike që do të shkojë në dëm të shëndetit të konsumatorëve.

62545170_2195548933860743_3446739009118666752_n.jpg

63757936_2195549060527397_7874231502471430144_n.jpg

62335628_2195548943860742_9021904780380864512_n.jpg

62515757_2195549053860731_1444874693986222080_o.jpg

62544027_2195548843860752_4385330886762037248_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045786142349243
array(1) { ["section"]=> string(111) "aku-godet-biznesin-ne-diber-gjobit-me-1-milion-e-gjysme-leke-pronaren-i-bllokon-pijet-dhe-magazinen-emri-168061" }