AKU-ja me ‘dorë të hekurt’, mbyll 4 biznese dhe i gjobit me 6.81 milionë lekë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:13 14-08-2019 AKU-ja me ‘dorë të hekurt’, mbyll 4 biznese dhe i gjobit me 6.81 milionë lekë (EMRAT) Biznes i bllokuar nga AKU-ja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi 4 biznese të ndryshme për shkak të shkeljeve të procedurës ligjore të sigurisë ushqimore. 2 magazina ushqimore dhe 2 restorante janë gjobitur në total me 6.81 milionë lekë.

Sipas informacionit të dhënë nga AKU-ja, subjektet rezultuan se nuk dispononin licencë aktiviteti, manual të vetëkontrollit dhe sistemit të gjurmueshmërisë.
‘’Krahas veprimtarisë së saj për informimin dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të Operatorëve të Biznesit Ushqimor për përmbushjen e kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në mbarë vendin. Nga kontrollet e ushtruara, rezulton se disa Operatorë të Biznesit Ushqimor ushtronin aktivitetin në shkelje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, përfshirë mos disponimin e licencës përkatëse, më konkretisht:

Subjekti ‘Ardian Dyrmish’ me aktivitet ‘Restorant’, Spille, rezulton se ushtron aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse (kategoria II.1.A), si dhe nuk dispononte manualin/planin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

-Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-Gjobë me vlerën 200,000 lekë (mungesë të manualit/planit të vetëkontrollit),

-Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.


Subjekti ‘Fish Store/Markata e Peshkut’ me aktivitet ‘Restorant’, Tiranë, rezulton se ushtron aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 11.1.A) dhe ndërkohë që ishte i regjistruar në QKB si FastFood, ushtron aktivitetin si “Restorant”. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:


-Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-Gjobë me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

-Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licensimin e tij.


Subjekti ‘Ilmi Sinani’ me aktivitet ‘Magazinë Ushqimore’, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa patur dhe zbatuar sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa manual vetëkontrolli. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

-Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

-Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.


Subjekti ‘Novruz Uka’ me aktivitet ‘Magazinë Ushqimore’, Lushnjë, vijonte të ushtronte aktivitetin duke mos zbatuar detyrat e lëna me parë për përmbushjen e kërkesave ligjore, pa licencë përkatëse për aktivitetin, pa sistemi gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:


-Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

-Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)

-Gjobë me vlerën 10,000 lekë për mosplotësimin e detyrave të lëna për plotësimin e mangësive ligjore,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencmin e tij.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070850849151611
array(1) { ["section"]=> string(87) "aku-ja-me-dore-te-hekurt-mbyll-4-biznese-dhe-i-gjobit-me-6-81-milione-leke-emrat-175348" }