AKU-në nuk e vë në punë as dënimi me vdekje

Publikuar tek: aktualitet, më 14:11 07-05-2019 AKU-në nuk e vë në punë as dënimi me vdekje

Nga Mentor Kikia

 

Qeveria ka vendosur të ashpërsojë ligjet për cënimin e sigurisë ushqimore, duke parashikuar edhe denimin me burg, me shpresën se do të ndalojë abuzimet në këtë fushë. Ashpërsimi i ligjit, në fakt, shikohet si zgjidhje sa herë institucionet nuk funksionojnë. Dhe kontrolli i sigurisë ushqimore është një nga ata më tipikët e mosfunksionimit apo të keqfunksionimit.

Unë kam një pyetje të thjeshtë: Përse është kaq e vështirë të kontrollosh dhe të ndëshkosh atë që abuzon?

Përgjigja e parë që do të të vijë, është se s’ka laboratorë të specializuar. Po përse nuk i ndërtojmë, kur kemi kaq shumë nevojë për të ofruar sigurinë tek konsumtori vendas dhe të krijojmë besimin tek tregu i huaj, që na ka futur në karantinë duke mos na lejuar asnjë lloj eksporti blegtoral. Sa për dijeni, Maqedonia fqinje eksporton mish në çdo vend të BE-së.

Në këto kushte, kur nuk kryen dot funksionin për të cilin është krijuar, AKU është përdorur sistematikisht si një bandë gjobëvënësish. Gjoba ndaj atyre që nuk ka qenë në listën e financuesve të partisë e gjoba ndaj atyre që nuk lubrifikojnë rrotën e korrupsionit brenda institucionit.

Sot AKU po kërkon ta gjejë shpëtimin tek burgu. Po si do të futen abuzuesit në burg, kur nuk bëhet dot analizat e produktit? Apo burgu do të jetë “Gogoli”, që do të trembë sërish ata që nuk paguajnë?

Në fakt problemi nuk është as burgu e as dënimi me vdekje. Problemi ka qenë dhe është vetë AKU, e cila është drejtuar nga cdo lloj personi i mundëshëm, vetëm nga specialistë të fushës jo.

Ky i fundit është më tipiku i paduhuri në atë vend!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016658067703247
array(1) { ["section"]=> string(50) "aku-ne-nuk-e-ve-ne-pune-as-denimi-me-vdekje-163326" }