Dallgët e liqenit që përplasen buzë qytetit të Pogradecit kanë ngrirë sërish për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta.
Por përveç problemeve, duket se i ftohti që ka përfshirë vendin ka dhuruar edhe forma të mrekullueshme arti natyror dhe që janë shfrytëzuar nga vizitorë të shumtë edhe nga qytete të tjera për shëtitje dhe fotografi.