Akuza: 18 vjeçarja hoqi lajmërimin për protestën e nesërme pas presionit të politikës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:24 06-09-2016 Akuza: 18 vjeçarja hoqi lajmërimin për protestën e nesërme pas presionit të politikës

Në rrjetet sociale është fshirë eventi ku i bëhej thirrje të gjithë maturantëve që të bashkoheshin nesër në protestën që do të organizohet në orën 10:00 përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Shumë nxënës, pavarësisht rezultateve të mira, nuk kanë arritur të sigurojnë hyrjen në universitete dhe akuzat bien të gjitha mbi Ministrinë e Arsimit.

Megjithatë,së fundmi po qarkullon gjithashtu pretendimi se 18 vjeçarja që kishte krijuar eventin e ka fshirë atë, për shkak të presioneve të bëra nga politika, ndërsa në faqen “Për Universitetin” thuhet se eventi është fshirë për shkaqe të panjohura.

“Për shkaqe të panjohura, eventi në facebook i protestës së maturantëve para Kryeministrisë është mbyllur. Mirëpo, ky incident nuk duhet të na ndalë në rrugën për kërkimin e djersës dhe të drejtave tona. Protesta NUK NDALET! Nesër në orën 10:00 mblidhemi përballë Kryeministrisë bashkë me shokë, shoqe dhe familjarë për të kërkuar atë çka u përket të gjithëve: të drejtën për tu arsimuar. Sipas meritës! Prandaj shpërndajeni sa më shumë njoftimin. Të BASHKUAR kemi për të FITUAR”, shkruajnë studentët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.095612049102783
array(1) { ["section"]=> string(90) "akuza-18-vjecarja-hoqi-lajmerimin-per-protesten-e-neserme-pas-presionit-te-politikes-52123" }