Akuza e Ballës për fushatën e PD, vjen përgjigja e KQZ: Kemi respektuar Kodin Zgjedhor

Publikuar tek: politike, më 21:30 25-11-2017 Akuza e Ballës për fushatën e PD, vjen përgjigja e KQZ: Kemi respektuar Kodin Zgjedhor

Dy ditë më herët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi akuza të ashpra në drejtim të PD dhe KQZ lidhur me financimet gjatë fushatës.

Por pas këtyre akuzave, ka ardhur përgjigja nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në reagimin e saj KQZ shkruan se raportet janë bërë transparante për të gjitha partite dhe kanë qenë të aksesuasheme për të gjithë ata që kanë qenë të interesuar.

KQZ në përgjigjen e saj vijon duke thënë se në çdo procedurë të kryer ajo i është përmbajtur Kodit Zgjedhor. 

Më poshtë deklarata:

Deklaratë e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron opinion publik se raportet financiare te partive politike të dorëzuara në KQZ, në zbatim të ligjit “Për partitë politike “i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017, janë publikuar në faqen zyrtare të internetit që në datën 13.11.2017. Ky fakt është bërë i njohur publikisht edhe përmes një deklarate për mediat të zëdhënëses së institucionit, ku është njoftuar se raportet gjenden në faqen e internetit dhe janë lehtësisht të aksesueshme për të gjithë të interesuarit.

 KQZ ka ofruar transparencë maksimale dhe ka publikuar raportet e të gjithë partive politike që e kanë dorëzuar, madje ka bërë apel çdo subjekti që ka pretendime lidhur me informacionin që vetë partitë politike kanë deklaruar në raporte, ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin peretendimet e paraqitura.

Publikimi nga KQZ i raporteve financiare të partive politike është lehtësisht i verifikueshëm edhe nga gazetarët të cilët në postën e tyre elektronike gjejnë emailin e deklaratës së bërë në datën 13.11.2017, dhe mediat audiovizive të cilat disponojnë deklaratën e KQZ me zë dhe figurë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e garanton opinion publik se ka respektuar Kodin Zgjedhor dhe ligjin për paritë politike duke i publikuar raportet financiarë ashtu siç janë dorëzuar nga vetë partitë politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rama dhe Basha përballë publikut si dy boksierë të lodhur që nuk kanë fuqi të gjuajnë njëri tjetrin”
Deputeti i nxjerr skandalin qeverisë “Rama”: Po ky kazan është? »
Article Logic
Execution time: 0.011809110641479
array(1) { ["section"]=> string(91) "akuza-e-balles-per-fushaten-e-pd-vjen-pergjigja-e-kqz-kemi-respektuar-kodin-zgjedhor-100752" }