Akuza e fortë e Bashës: 180 MILION EURO nga kokaina do pastrohen në lavatriçen e parave të pista, PËR KË BËHET FJALË

Publikuar tek: politike, më 15:20 01-03-2018 Akuza e fortë e Bashës: 180 MILION EURO nga kokaina do pastrohen në lavatriçen e parave të pista, PËR KË BËHET FJALË

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat hodhi akuza të forta kundrejt qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Teksa foli për drogën e sekuestruar në Durrës, Basha u shpreh se 180 milion euro të përfituara nga droga do pastrohen në lavatriçen kryesore të pastrimit të parave të pista, dhe bëhet fjalë për bashkinë e Tiranës.

Kreu i PD-së u shpreh se paratë e fituara janë kërcënim për stabilitetin e vendit.

Më shumë nga fjala e Lulzim Bashës:

Shqipëria me Edi Ramën, po kalon nga kanabisi te kokaina. Vërteton atë që opozita dhe unë kemi thënë vazhdimisht. Kanabisi ishte vetëm fillimi. Kemi paralajmëruar se krimi, politika dhe biznesi janë bërë një. Vërtetohet dhe nga fakti se një sasi e tillë nuk mund të kalonte në Shqipëri pa mbështetje politike. Paratë e fituara nga droga janë kërcënim për stabilitietin e vendit. Ku do pastrohen paratë e kokainës? Së pari në Bashkinë e Tiranës, që ka dyfishuar lejet e ndërtimit.

Është lavatriçja kryesore e parave të pista. Në këtë vend nuk prodhohet më asgjë dhe nuk eksportohet asgjë përveç drogës. Ekonomia nuk mund të funksionojë kur aktiviteti më i madh është aktiviteti i drogës. Vërteton atë që raportet e BE dhe SHBA thonë se Shqipëria është bërë baza për përpunimin e kokainës. Këtë kemi pasur parasysh kur thonim që Shqipëria është kthyer në një bazë të krimit të organziuar. Natyrisht si në rastine Xibrakës, është arrestuar shoferi, por jo bosat e mëdhenj. Dhe nuk mund të arrestohen deri sa Rama të ikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099680423736572
array(1) { ["section"]=> string(121) "akuza-e-forte-e-bashes-180-milion-euro-nga-kokaina-do-pastrohen-ne-lavatricen-e-parave-te-pista-per-ke-behet-fjale-111888" }