Akuza e fortë e Ndrea Prendit për 21 janarin: Protestuesit qëlluan me armë zjarri nga maja e PIRAMIDËS, në krye të grupit që na sulmoi me MOLOTOV ishte…

Publikuar tek: aktualitet, më 23:35 25-01-2021 Akuza e fortë e Ndrea Prendit për 21 janarin: Protestuesit qëlluan me armë zjarri nga maja e PIRAMIDËS, në krye të grupit që na sulmoi me MOLOTOV ishte… Ndrea Prendi

Ish-komandanti i Gardës Kombëtare Ndrea Prendi ka folur për protestën e 21 janarit, ku ka bërë edhe akuzën e fortë se protestuesit kanë qëlluar me armë zjarri nga maja e piramidës.

Ai u shpreh se kishte edhe grupe protestuesish që sulmoi Gardën me Molotov dhe gurë, ndërsa shtoi se në krye të këtij grupi qëndronte ish-komandanti i Njësisë Speciale.

“Para se të fillonte zjarri unë kam qenë brenda në kryeministri. Kam dëgjuar hapjen e zjarrit dhe kam dalë te shkallët. Në momentin që kam dalë te shkallët e kryeministrisë kam parë një breshëri gurësh që vinin nga piramida dhe hapjen e zjarrit që vinte nga piramida nga demostruesit. Ka patur një hapje zjarri nga demostruesit nga maja e piramidës. Unë e kam parë vetë. Me çfarë arme nuk e di. Në momentum që kam kthyer kokën kam parë që dera ishte hapur. Goditja ka qenë e vazhdueshme. Ka patur protestues brenda rrethimit të kryeministrisë. Jemi sulmuar në mënyrë të fuqishme me gurë dhe molotov, ku kam dalluar edhe ish-komandantin e Njësisë Speciale në krye të këtyre grupeve”, tha Prendi në Opinion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e 4 personave në 21 janar, ish-komandanti heq përgjegjësinë nga Garda: Plumbat janë rikoshetë, eksponentë të opozitës bënin thirrje për dhunë dhe viktima
“Pistoleta juaj ka vrarë njërin nga protestuesit, pse u ndërrua tyta e armës tuaj?” Ish-komandanti i Gardës: Tytën e ndërroi shoferi, i bëri presion prokuroria që ta pranojë »
Article Logic
Execution time: 0.011523962020874
array(1) { ["section"]=> string(156) "akuza-e-forte-e-ndrea-prendit-per-21-janarin-protestuesit-qelluan-me-arme-zjarri-nga-maja-e-piramides-ne-krye-te-grupit-qe-na-sulmoi-me-molotov-ishte-236401" }