Akuza e fortë e politikanit: Rama përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë të qelbura pushtet më shumë

Publikuar tek: politike, më 11:21 19-01-2018 Akuza e fortë e politikanit: Rama përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë të qelbura pushtet më shumë

Akuzë e fortë kjo e kreut të Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

Vasili akuzon Ramën se po përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë më shumë pushtet, referuar fishave të diabetit për fëmijët.

“Kryeministri përdor shëndetin e fëmijeve për ca ditë të qelbura pushtet më shumë. Kryeministri "babarryp", se babagjysh nuk është, thotë se siguroi ca fisha që masin diabetin të fëmijët.Dhe ky është sevap që e bëka ky dhe jo shteti. Po e di ky "babarrypi" që mijëra fëmijëve me sëmundje onkologjike,me hemofili,me talasemi etj u mungojnë ilaçet pa të cilat jeta është e pamundur apo edhe jeta e tyre varet nga sevapi i këtij.Thënë me thjesht po deshi ky edhe mund të jetojne po nuk deshi ky ateherë nuk do të jetojnë. Turp i rëndë përdorimi i pacipë i shëndetit të fëmijeve për ca ditë felliqura pushtet më shumë”, shkruan me tone të forta revolte Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010885000228882
array(1) { ["section"]=> string(107) "akuza-e-forte-e-politikanit-rama-perdor-shendetin-e-femijeve-per-ca-dite-te-qelbura-pushtet-me-shume-107113" }