Akuza e fortë e Topallit: PD parti e kunatit, deputetët duhet t’i përgjigjen atij për çështje tenderash

Publikuar tek: barometri, më 07:42 27-04-2018 Akuza e fortë e Topallit: PD parti e kunatit, deputetët duhet t’i përgjigjen atij për çështje tenderash

Me Lulzim Bashën në krye, Jozefina Topalli është e bindur që Partia Demokratike nuk vjen dot në pushtet.

Ajo hedh akuza të forta ndaj kreut të PD-së, madje thotë se PD është shndërruar në një parti familjare.

Topalli, që e quan farsë, thotë se edhe Kongresi i së dielës do të mbushet nga njerëz që kanë pak ose aspak lidhje me këtë parti.

“Partia Demokratike është parti e kunatit, e drejtoreshës së kunatit që e mbush Kongresin edhe me punëtore të kompanisë së kunatit”, u shpreh ajo, duke folur në emisionin “Të Pa ekspozuarit” në Top Channel.

“Deputetët e PD sot duhet t’i japin përgjigje kunatit dhe drejtorisë së kompanisë së kunatit, për çështje tenderash që ata duhet të fitojnë”, vijoi ajo.

Ish-kryetarja e Kuvendit thotë se ka diferenca të mëdha me Lulzim Bashën, që e akuzon se nuk di të bëjë opozitë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023839950561523
array(1) { ["section"]=> string(108) "akuza-e-forte-e-topallit-pd-parti-e-kunatit-deputetet-duhet-t-i-pergjigjen-atij-per-ceshtje-tenderash-118467" }