Akuza e PD për arrestimin, vjen përgjigja 'rrufe' e kandidatit të KLGJ: Isha një gazetar 22 vjeçar dhe luftoja me sistemin (ARSYEJA E DËNIMIT)

Publikuar tek: politike, më 16:08 23-01-2018 Akuza e PD për arrestimin, vjen përgjigja 'rrufe' e kandidatit të KLGJ: Isha një gazetar 22 vjeçar dhe luftoja me sistemin (ARSYEJA E DËNIMIT)

Altin Hazizaj, kandidati për KLGJ nga shoqëria civile ka reaguar menjëherë pas akuza të PD-së se është i përfshirë në vepra penale dhe se duhet skualifikuar si kandidat. 

Hazizaj, nëpërmjet një statusi ka treguar arsyen e vërtetë që sipas tij është arrestuar. Kandidati për KLGJ ka publikuar një shkrim të hershëm të gazetës Koha Jonë ku thuhej se Altin Hazizaj u arrestua dhe akuzuar për mosbindjen ndaj urdhrave të policisë teksa po përpiqej të hynte në një ndërtesë.

Në shkrimin e publikuar thuhet se Hazizaj, si gazetar i gazetës po raportonte një përpjekje të policisë për të larguar me forcë ish-të burgosurit politikë, të cilët banonin në mënyrë ttë paligjshme në një ndërtesë të papërfunduar në Tiranë.

Reagimi i plotë:

"Ka disa ceshtje qe nuk duhen bere asnjehere politike, por qe me c'duket nuk i shpetuam dot. Per te gjithe miqte dhe koleget gazetare, qe i falenderoj per korrektesine ne raportim keto dy dite, ky lajm dhe link do t'i ndihmojne per te kuptuar dhe sqaruar te verteten! Organizatat me prestigjoze te te drejtave te njeriut dhe te te drejtave te gazetareve, shkruajne per Altin Hazizaj, ne ate kohe nje gazetar 22 vjecar, qe luftonte me nje sistem autoktratik qe kishte kufizuar cdo liri te njeriut! Ky eshte fakti ne nje nder periudhat me te errta te historise se Shqiperise! Pjesa tjeter eshte politike dhe une nuk kam aplikuar per politikan, por per nje njeri qe kerkon te ndryshoje perfundimisht drejtesine ne kete vend!"

Artikull i vitit 1996 Altin Hazizaj:

"I BURGOSUR Hazizaj, nje gazetar i gazetes me te madhe te perditshme te pavarur, , Koha Jone, u arrestua dhe u akuzua per mos bindjen ndaj urdhrave te policise teksa po perpiqej te hynte ne nje ndertese. Hazizaj po raportonte nje perpjekje te policise per te larguar me force ish te burgosurit politike, te cilit kishin banonin ne menyre te paligjshme ne nje ndertese te paperfunduar ne Tirane. Ne skenen e ngjarjes policia sekuestroi filmin dhe apartatin fotografik te fotografit Genc Shkullaku. Ne 2 Shkurt , pasi CPJ dhe nje sere organizatash nderkombetare protestuan per ndalimin e tij, Hazizaj u la i lire me vendim gjykate. Hetimet ndaj gazetarit vazhdojne dhe ai duhet te raportoje tek autoritetet dy here ne jave!"

ARTIKULLI I PUBLIKUAR NGA HAZIZAJ QË DATON NË VITIN 1996- Lexo këtu:  https://cpj.org/attacks96/countries/europe/cases/albaniaimp.html 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012369155883789
array(1) { ["section"]=> string(143) "akuza-e-pd-per-arrestimin-vjen-pergjigja-rrufe-e-kandidatit-te-klgj-isha-nje-gazetar-22-vjecar-dhe-luftoja-me-sistemin-arsyeja-e-denimit-107640" }