Akuza për barbarizëm dhe krime lufte, Rusia dënon deklaratat e Uashingtonit dhe Londrës

Publikuar tek: bota, më 15:44 26-09-2016 Akuza për barbarizëm dhe krime lufte, Rusia dënon deklaratat e Uashingtonit dhe Londrës Dmitri Peskov

Kremlini dënoi sot “tonin dhe retorikën e papranueshme” të ambasadorëve amerikanë dhe britanikëve një ditë pas akuzave për “barbarizëm” dhe krime lufte të shprehura në OKB kundër ushtrisë ruse në Siri.

“Ne e konsiderojmë tonin dhe retorikën e përfaqësuesve të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së si të papranueshme dhe të formës së gabuar në marrëdhëniet tona si dhe në procesin e zgjidhjes së konfliktit”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ndërsa aviacioni rus po ndërmerr sulme ajrore në Alepo, prej disfatës së armëpushimit në Siri.

Peskov, i cili e cilësoi situatën në Siri jashtëzakonisht të komplikuar ngriti sërish akuza ndaj rebelëve që po keqpërdorin armëpushimin për të kryer sulme, për t’u rigrupuar dhe rinovuar arsenalin e tyre përpara një ofensive të re.

“Kemi konstatuar, pa u ndikuar nga emocionet, se nuk ka ende një ndarje midis të ashtuquajturës opozitë e moderuar dhe terroristëve në Alepo”, shtoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë në një qendër tregtare në SHBA, plagosen 7 persona
Shkencëtari Michio Kaku pohon se Zoti ekziston, ja teoria e tij »
Article Logic
Execution time: 0.01346492767334
array(1) { ["section"]=> string(92) "akuza-per-barbarizem-dhe-krime-lufte-rusia-denon-deklaratat-e-uashingtonit-dhe-londres-54159" }