Akuza për manipulim, por Lukashenko pritet t'i fitojë thellë zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi

Publikuar tek: bota, më 22:34 09-08-2020 Akuza për manipulim, por Lukashenko pritet t'i fitojë thellë zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi Alexander Lukashenko

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko pritet të shënojë një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale.

Ndonëse është përballur me opozitën më të fortë në disa vite, Lukashenko pritet të fitojë sipas Exit Poll me 79.7% të votave kundrejt 37-vjeçares Svetlana Tikhanovskaya e cila zuri vendin e burrit të saj të burgosur pas protestave masive.

Opozita ka lëshuar akuza të forta për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa protestues të shumtë janë përplasur me policinë në Minsk.

Nga mediat ndërkombëtare pati raportime se asnjë gazetar i huaj apo vendas nuk ishte akredituar për të raportuar mbi zgjedhjet e mbajtura sot.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096080303192139
array(1) { ["section"]=> string(104) "akuza-per-manipulim-por-lukashenko-pritet-t-i-fitoje-thelle-zgjedhjet-presidenciale-ne-bjellorusi-216625" }