Akuza për shpërdorim detyre, i ndalohet dalja jashtë vendit kreut të bashkisë së Rrogozhinës

Publikuar tek: barometri, më 07:27 21-02-2018 Akuza për shpërdorim detyre, i ndalohet dalja jashtë vendit kreut të bashkisë së Rrogozhinës

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masat e sigurisë në lidhje me zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Hipotekës së Rrogozhinës të përfshirë në abuzime me tokat në bregdet.

Mes tyre është edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, Sipas burimeve, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "detyrim" paraqitje" për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini dhe ish-drejtorin e Hipotekës së Rrogozhinës.

Mësohet se Beqirit i është ndaluar dalja jashtë vendit duke i bllokuar pasaportën. Në abuzimet me pronat rezultojnë të përfshirë 8 persona. Sipas informacioneve të para është vendosur masa e sigurisë: “Arrest me burg” ndaj 4 personave, dy janë shpallur në kërkim, një me “arrest shtëpie”, dhe një tjetër (Beqir Nuredini) "detyrim paraqitje”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024456024169922
array(1) { ["section"]=> string(98) "akuza-per-shperdorim-detyre-i-ndalohet-dalja-jashte-vendit-kreut-te-bashkise-se-rrogozhines-110936" }