Akuzat e Bashës për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID, Rama paralajmëron konferencë në orën 18:00

Publikuar tek: politike, më 15:05 21-11-2020 Akuzat e Bashës për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID, Rama paralajmëron konferencë në orën 18:00 Edi Rama

Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha në emisionin “Opinuion” se qeveria po fsheh numriin e vërtetë të viktimave të COVID, kryeministri Rama ka paralajmëruar një konferencë ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se sot në orën 18:00 do të jetë edhe mesazhi i tij për shqiptarët.

“Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë”, shkruan Rama.

SIpas PD, po fshihet numri i viktimave nga COVID, duke pretenduar se 414 persona të cilët humbën jetën nga koronavirusi nuk janë raportuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha paralajmëron: Pas pak fakte tronditëse, këto dy javë Rama ka dhënë 52 milionë euro tendera
Veliaj: Të pajisim biblotekat që kthimi i fëmijëve te libri të jetë më i lehtë »
Article Logic
Execution time: 0.01097583770752
array(1) { ["section"]=> string(110) "akuzat-e-bashes-per-fshehjen-e-numrit-te-viktimave-nga-covid-rama-paralajmeron-konference-ne-oren-18-00-228605" }