Akuzat e  Berishës ndaj Thaçit, Zv.ministri i Mbrojtjes: Hakmarrje ndaj UÇK-së

Publikuar tek: aktualitet, më 09:03 25-05-2019 Akuzat e  Berishës ndaj Thaçit, Zv.ministri i Mbrojtjes: Hakmarrje ndaj UÇK-së

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi thotë se sulmi i ish kryeministrit Sali Berisha ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është hakmarrje ndaj UÇK-së.

'Sulmi i Berishës ndaj Thaçit është hakmarrje ndaj UCK-së. S'ka lidhje me kufijte Kosovë-Serbi', shkruan Koçi.

Dy ditë me parë ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmë në 'Opinion' shpjegoi se e quan “argat të Beogradit” për shkak se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Serbia për një dosje në Hagë.

'Ky ka marrë misionin e Serbisë së Madhe. Dosja e Hagës është e tëra e formuluar nga Vukçeviçi, është prokuror i Serbisë. Z.Thaçi ka një dosje të madhe në Hagë dhe ajo dosje është bërë e tëra nga Beogradi”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026782989501953
array(1) { ["section"]=> string(82) "akuzat-e-berishes-ndaj-thacit-zv-ministri-i-mbrojtjes-hakmarrje-ndaj-uck-se-165621" }