Akuzat e deputetes ndaj Hotit, reagon Kryeministri i Kosovës: Sapo kam bërë testin jam izoluar në pritje të rezultatit

Publikuar tek: rajon, më 09:42 03-08-2020 Akuzat e deputetes ndaj Hotit, reagon Kryeministri i Kosovës: Sapo kam bërë testin jam izoluar në pritje të rezultatit Avdullah Hoti

Kryeministri Hoti i është përgjigjur akuzave të deputetes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Deputetja akuzoi kryeministrin se pas testit për COVID-19 ai nuk është izoluar në banesën e tij, por ka vazhduar të bëjë takime me njerëz të ndryshëm.

Por Hoti me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka mohuar akuzat e deputetes, duke u shprehur se sapo ka bërë testin është izoluar, ashtu siç e parashikon protokolli i rekomanduar nga mjekët.

"Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16.

Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket.

Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten", shkruan Hoti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070390701293945
array(1) { ["section"]=> string(123) "akuzat-e-deputetes-ndaj-hotit-reagon-kryeministri-i-kosoves-sapo-kam-bere-testin-jam-izoluar-ne-pritje-te-rezultatit-215896" }