Akuzat e Doshit/ Dëshmon në Prokurori ‘’vrasësi’’ i penduar Durim Bami

Publikuar tek: aktualitet, më 08:57 13-03-2015 Akuzat e Doshit/ Dëshmon në Prokurori ‘’vrasësi’’ i penduar Durim Bami Durim Bami

Durim Bami, ‘’vrasësi’’ i penduar sipas akuzave që deputeti Tom Doshi ka bërë, do të dëshmojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai do ta nisë dëshminë e tij në orën 09:00, pas disa minutash. Aktualisht Bami është i arrestuar, pas tentativës për t’u arratisur në Mal të Zi.

Sipas Tom Doshit, Durim Bami ka qenë personi që është porositur nga Fatjon Skënderi me urdhër të  Ilir Metës për të kryer vrasjen ndaj tij. Mirëpo Doshi ka dëshmuar se Bami është penduar dhe nuk e ka kryer vrasjen e porositur. Tom Doshi ka regjistruar të gjithë bisedën me Durim Bamin, në një video në zyrën e tij.

Edhe ministri Brendshëm, Sajmir Tahiri ka deklaruar se e ka takuar Durim Bamin në zyrën e tij, por pasi ka dëgjuar historinë treguar nga ai nuk e ka besuar, duke iu dukur një trillium I vërtetë nga Doshi. Mësohet se në polici, në dëshminë e tij Bami e ka mohuar se ka qenë I porositur për vrasjen e deputetit Tom Doshi.

Deri më tani për çështjen e akuzave të Tom Doshin janë paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda politikanët më të rëndësishëm të vendit dhe një pjesë e personazheve të panjohur, Ilir Meta, Edi Rama, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Tom Doshi, Mark Frroku, Dritan Prifti, Mhill Fufi, Fatjon Skënderi etj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi për bombë në Tiranë rezultoi fals, dyshime se qesja u vendos qëllimisht
Koncensioni i parkimeve në Vlorë 100 milionë lekë, ja harta e rrugëve me pagesë »
Article Logic
Execution time: 0.013136863708496
array(1) { ["section"]=> string(70) "akuzat-e-doshit-deshmon-ne-prokurori-vrasesi-i-penduar-durim-bami-5747" }