Ilir Meta takohet me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, para se Tahiri të paraqitet në Prokurori. Takimi u krye në zyrën e Tahirit, pasi Meta ishte pyetur nga prokurorët e krimeve të rënda. Nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre, por ajo që dihet është veçse deklarata e Metës, pas pyetjes se tij nga prokurorët. Meta ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet me Tom Doshin, nëse Prokuroria ia kërkon. Po kështu mohoi dhënien e dorëheqjes. Sajmir Tahiri po hyn me eskortën e tij në Prokurori.
Meta u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurori, për të dëshmuar në lidhje me hetimin e ngritur për atentatin ndaj deputetit Doshi.
Që dje, Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton çështjen, u ka bërë ftesë për të dëshmuar zyrtarëve të lartë të përmendur në akuzat e Tom Doshit dhe videove dorëzuar nga ai, ku paraqitet një vrasës I dyshuar duke thënë se porositësi ka qenë Ilir Meta e ndërmjetës Agim Ramaj.
Kreu i Kuvendi Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk është thirrur ende nga organi i akuzës.
Gjithashtu Prokuroria ka dërguar ftesë zyrtarë për të dhënë dëshminë e tyre në këtë çështje edhe për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, deputetin Mhill Fufi, deputetin Mark Frrokun, si dhe ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Eugen Becin.