Akuzat e forta të Yuri Kim/ Nard Ndoka: SHBA të flasë me emra, jo thashetheme

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 25-05-2020 Akuzat e forta të Yuri Kim/ Nard Ndoka: SHBA të flasë me emra, jo thashetheme

Aleati i kryedemokratit Lulzim Basha, Nard Ndoka ka reaguar në lidhje me akuzat e forta të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se po tentohen të bëhen pazare me Reformën në Drejtësi.

Në një intervistë për Report Tv, ai deklaroi se SHBA tashmë duhet të flasë me emra konkret dhe kush janë ata politikanë që duan ta pengojnë reformën.

Sipas Ndokës, vetëm kështu SHBA do të jetë e besueshme për qytetarët dhe nuk do të lë hije dyshimi për reformën në drejtësi.

"Së pari duhet të kemi kurajën dhe t'i themi ambasadores së kur e ka gabim e ka. Ne kemi nevojë që dhe vetë SHBA të na informojë në mënyrë transparente dhe jo me thashetheme. SHBA duhet të flasë me emra të përvetshëm, kush e pengon reformën në drejtësi dhe kush e  ka kontrolluar deri më tani, kush është roli i Sorosit në të.  SHBA duket të flasë troç dhe shqip për të fituar besimin e qytetarëve. Me këto deklarata vetëm shton hijet në këtë reformë. Nëse nuk kthejmë besimin e qytetarëve te reforma, humbasim vlerën e saj", tha Ndoka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011641979217529
array(1) { ["section"]=> string(81) "akuzat-e-forta-te-yuri-kim-nard-ndoka-shba-te-flase-me-emra-jo-thashetheme-207729" }