Akuzat e Hajdarit, reagojnë deputetët: Nuk është më kryetare e grupit

Publikuar tek: politike, më 11:24 16-10-2019 Akuzat e Hajdarit, reagojnë deputetët: Nuk është më kryetare e grupit

Paraditen e sotme, Rudina Hajdari akuzoi deputetët Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Elezi si organizues të një plani për destabilizimin e grupit demokrat brenda Kuvendit të Shqipërisë, dhe kërkuan shkarkimin e saj si kryetare e grupit.

Sipas Hajdarit ata ishin të futurit të Bashës, të cilit i intereson bllokimi i Reformës Zgjedhore.

Në një prononcim për mediat Alban Zeneli shprehet i palëkundur se vendimi është i vlefshëm dhe këtë vlefshmëri e jep ligji dhe jo ai. Sipas Zenelit, synimi i vendimit në fjalë është rregulllimi organizativ i grupit dhe jo largimi i Hajdarit.

“Që nga dita e premte, kreu i grupit parlamentar demokrat është Korab Lita. Vlefshmërinë këtij vendimi nuk ia jap unë, por ia jep ligji. Nuk kemi kërkuar largimin e Hajdarit, kemi kërkuar rregullim organizativ të grupit”, tha Zeneli.

Gjithashtu Zeneli u shpreh se dhe ai vetë ishte kandidat për kryetar të grupit, por që e refuzoi.

Në të njëjtën vijë mendimi ka qëndruar dhe deputeti Arben Elezi i cili është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda rregullave ligjorë dhe se Rudina Hajdari është larguar nga drejtimi i grupit për shkaqe organizative.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.52371096611023
array(1) { ["section"]=> string(74) "akuzat-e-hajdarit-reagojne-deputetet-nuk-eshte-me-kryetare-e-grupit-182286" }