Akuzat e LSI, Balluku shfajëson Ramën: Iku në Nju Jork se ka për detyrë të përfaqësojë Shqipërinë në OKB

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 23-09-2019 Akuzat e LSI, Balluku shfajëson Ramën: Iku në Nju Jork se ka për detyrë të përfaqësojë Shqipërinë në OKB

Pas akuzave të LSI-së se kryeministri Edi Rama u largua nga Shqipëria dhe la në baltë qytetarët, ka reaguar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Në një mbledhje me inxhinierët e Institutit të Ndërtimit, e institucioneve të tjera dhe kompanive private, Balluku u mundua të shfajësojë kryeministrin për mungesën e tij.

Ministrja tha se kryeministri duhej të largohej, pasi sipas saj ky i fundit ka për detyrë të përfaqësojë shtetin shqiptar në OKB.

“Kryeministri u kthye nga një udhëtim i rëndësishëm. Në Frankfurt u njoftua për ngjarjen dhe vendosi të rikthehej menjëherë. Rama ka për detyrë të përfaqësojë shtetin shqiptar në OKB. Ai ka qenë në krye të të gjithë operacioneve. Kryeministri Rama ka treguar se bashkë me qeverinë e tij, ka aftësinë e menaxhimit të situatës. Kemi performuar në mënyrën më të mirë dhe sot po marrim masat. Në krye të qeverisë në momentin që Rama ndodhet SHBA, ndodhet zv/ kryeministri, që është atje në terren.”, tha Balluku, ndërsa theksoi se të gjitha dëmet do të rikuperohen nga shteti.

“Jemi me fat nuk ka pasur viktima, jemi me fat se nuk ka pasur dëme të mëdha, por ashtu si kryeministri Rama thotë çdo dëm në familje është shumë i madh për ta dhe ne do punojmë së bashku me ta. Deri në mesnatë do vazhdojmë me vëzhguesit e dëmeve të jemi kështu cdo ditë derisa të mbarojmë aktin e verifikimit për cdo banesë. Më pas do kalojmë në aktet e vlerësimit, pasi shteti do të marrë përsipër të gjitha rikuperimet e dëmeve”, deklaroi ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026311159133911
array(1) { ["section"]=> string(109) "akuzat-e-lsi-balluku-shfajeson-ramen-iku-ne-nju-jork-se-ka-per-detyre-te-perfaqesoje-shqiperine-ne-okb-179468" }