Akuzat e opozitës për aksin Milot-Fier, Rama: Fjalën vjedhje e kanë në majë të gjuhës, si duket vetëm kanë vjedhur kur...

Publikuar tek: politike, më 15:33 02-07-2020 Akuzat e opozitës për aksin Milot-Fier, Rama: Fjalën vjedhje e kanë në majë të gjuhës, si duket vetëm kanë vjedhur kur... Rama - Basha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në twitter në lidhje me akuzat e fundit të opozitës, për aksin Milot-Fier, projekt i prezantuar dje nga qeveria shqiptare.

Partia Demokratike e ka cilësuar si një mega-vjedhje këtë projekt, ku 60% do jetë rrugë ekzistuese e vetëm 40% rrugë e re.

Kosto 1.2 miliardë euro është një shifër shumë e lartë, thënë kjo nga opozita e bashkuar, por edhe nga ish-ministri i Financave Arben Malaj. Petrit Vasili sot tha se një cm rrugë kushton më shumë se 1 cm flori, me llogaritë e Ramës.

Sakaq, kryeministri e cilëson këtë gjuhë të përdorur nga ata që duan të qeverisin vendin si të turpshme, dhe thotë se fjalën vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë.

"Si duket vetëm kanë vjedhur kur kanë qeverisur", shkruan ndër të tjera kreu i qeverisë.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009005069732666
array(1) { ["section"]=> string(122) "akuzat-e-opozites-per-aksin-milot-fier-rama-fjalen-vjedhje-e-kane-ne-maje-te-gjuhes-si-duket-vetem-kane-vjedhur-kur-212587" }