Akuzat e PD, Bushati përgënjeshtron Zhupën: Asnjë aplikues, jashtë Programit të Rindërtimit

Publikuar tek: politike, më 21:57 29-11-2020 Akuzat e PD, Bushati përgënjeshtron Zhupën: Asnjë aplikues, jashtë Programit të Rindërtimit Ervin Bushati

Pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila me anë të zëdhënëses Ina Zhupa denoncoi rastin e një qytetari që pretendon se nuk ka përfituar nga Programi i Rindërtimit, ka ardhur edhe përgënjeshtrimi nga deputeti i PS Ervin Bushati.

Kreu i PS për Tiranën shprehet se ky është mashtrimi i radhës që kjo forcë politike bën duke përdorur qytetarët dhe fatkeqësi të tilla.

“PD vijon të përdorë qytetarët edhe kur e ka të qartë hapësirën ligjore. Ne, i garantojmë mbështetje Z. Arben Gjoka, që nuk aplikoi dot në kohë për tu përfshirë në Programin e Rindërtimit. Në rastin më të parë, nëse ligji do krijojë një tjetër mundësi, do ta trajtojmë njësoj si 699 qytetarët e tjerë dhe pa ngjyrime politike,” shprehet Bushati.

Nga ana tjetër ai thotë se në Njësinë 8 janë regjistruar në Programin Kombëtar të Rindërtimit 699 aplikime nga familje të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Prej tyre, 54 shtëpi të pariparueshme po rindërtohen nga e para, ndërsa banesat e tjera, me dëme më të lehta kanë përfituar nga grantet e rindërtimit.

Arben Gjoka, banues në Njësinë 8 në Tiranë, nuk ka aplikuar në platformën online të Rindërtimit në afatin e përcaktuar, deri në Mars 2020, kur është mbyllur faza e parë e Programit dhe as është paraqitur pranë kësaj njësie për tu trajtuar me programet e strehimit apo me bonus qeraje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tritan Shehu akuzon qeverinë: Vaksina që kanë porositur është e standardeve të vendeve afrikane, urgjen t’i kërkohet ndihmë BE-së
»
Article Logic
Execution time: 0.009829044342041
array(1) { ["section"]=> string(95) "akuzat-e-pd-bushati-pergenjeshtron-zhupen-asnje-aplikues-jashte-programit-te-rindertimit-229576" }