Akuzat e PD për Pjetrin, deklarata 'BOMBË' e Ramës: S’kam ndërmend të TOLEROJ. Valdrini dhe PS i kanë rrugët e ndara

Publikuar tek: politike, më 15:51 13-08-2019 Akuzat e PD për Pjetrin, deklarata 'BOMBË' e Ramës: S’kam ndërmend të TOLEROJ. Valdrini dhe PS i kanë rrugët e ndara

Kryeminsitri Edi Rama reagon pas akzuave të PD, për Valdrin Pjetrin, si i dënuar në Itali për trafik droge.

Rama shprehet se edhe vëllai i tij të jetë, 's’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua', ndërsa shton se "përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale".

Më tej kreu i qeverisë thekson se nuk e ka menduar ndonjëherë se Pjetri mund të fshehë të vërtetën. Dhe për pasojë kryeminsitri nënvizon se s'ka ndërmend të tolerojë dhe se deri sa të dalë e vërteta, PS dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara.  

'I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht', shkruan mes të tjerash numri një i qeverisë.

Reagimi i plotë:

Jo Valdrini,po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!

RAMAAAA.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028124809265137
array(1) { ["section"]=> string(118) "akuzat-e-pd-per-pjetrin-deklarata-bombe-e-rames-s-kam-ndermend-te-toleroj-valdrini-dhe-ps-i-kane-rruget-e-ndara-175221" }