Akuzat e PD, përgjigjet Bashkia e Tiranës: Shkolla në Pezë Helmës pjesë e programit të BE

Publikuar tek: aktualitet, më 18:55 12-09-2020 Akuzat e PD, përgjigjet Bashkia e Tiranës: Shkolla në Pezë Helmës pjesë e programit të BE

Pas akuzave të Partisë Demokratike se shkolla në Pezë Helmes është e prishur dhe nxënësit do ta vazhdojnë me shkollën me 4 turne në Vaqarr, ka reaguar edhe Bashkia e tiranës.

Përmes një reagimi zyrtar, Bashkia e Tiranës deklaron se shkolla në Pezë Helmes është pjesë e programit të Bashkimit Europian, ndërsa në reagim thuhet se PD dhe Basha kanë zgjedhur rrugën e shpifjes dhe mashtrimit, si alternativën e vetme që mund t’ju ofrojë qytetarëve të Tiranës.

“Bashkia e Tiranës sqaron se shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës është pjesë e programit “EU4Schools”, me donacion nga Bashkimi Europian, dhe rikonstruksioni i plotë i saj po menaxhohet nëpërmjet UNDP.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike dhe spikeret e saj u munduan të mashtronin opinionin, duke sjellë në vëmendje rastin e një qytetari të prekur nga tërmeti, i cili përkundrejt asaj që thoshte PD, ishte trajtuar me bonus qeraje dhe i kishte tërhequr të gjitha paratë që i takonin. Sot ishte hera e disatë që PD-ja dështoi të gjejë një rast që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia e Tiranës në fatkeqësinë e tërmetit. Partia Demokratike nuk ka asnjë shans të vjelë vota me mashtrime e gënjeshtra, ndaj do bënte mirë të ndalojë menjëherë mashtrimet publike, të mos përdorë dhe të mos bëjë fushatë me fatkeqësinë e tërmetit të nëntorit 2019”, theksohet më tej. Bashkia e Tiranës është duke punuar me intensitet për rikonstruksionin dhe rindërtimin e shkollave që u dëmtuan nga tërmeti. Shkolla e Lalmit, shkolla “1 Qershori”, shkolla “Jeronim de Rada”, e shumë të tjera, do të hapin dyert në kohë rekord për nxënësit", thuhet në reagimin e bashkisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja e detit, flet koloneli Myslim Pashaj: Do ishte mirë që negociatat të rifillonin, por s'jemi të barabartë me Greqinë
‘Berisha ka gisht në vrasjen e Azem Hajdarit’, flet ish-kreu i SHISH Fatos Klosi: I rrezikonte postin! Jam gati të dëshmoj për… »
Article Logic
Execution time: 0.010602951049805
array(1) { ["section"]=> string(94) "akuzat-e-pd-pergjigjet-bashkia-e-tiranes-shkolla-ne-peze-helmes-pjese-e-programit-te-be-220187" }