Akuzat e PD, reagon kreu i Këshillit të Agrobiznesit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 15-02-2015 Akuzat e PD, reagon kreu i Këshillit të Agrobiznesit

Reagon pas akuzave të Partisë Demokratike një ditë më parë, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj, i cili ka hedhur poshtë akuzat e PD se ka patur probleme me drejtësinë dhe është dënuar më parë për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e grantit japonez.

Rrapaj ka thënë se disponon vendimin e Gjykatës së Lartë që vërteton pafajësinë e tij dhe se nuk ka qenë kurrë i dënuar për shpërdorim detyre.

"I hetuar nga prokuroria dhe i dënuar nga drejtësia për abuzime me grantin japonez prej 12 milionë dollarësh me projektin e famshëm 2KR, me Edi Ramën, duket se Rrapaj është rehabilituar dhe është vënë sërish në krye të KASH, një organizatë që menaxhon shumë fonde për bujqësinë dhe agrobiznesin. Kemi këtu vendimin e gjykatës që ka dënuar Rrapajn për shpërdorim detyre. Rrapaj është dënuar gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Agim Rrapaj ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane. Po ashtu, Agim Rrapaj u shfaq edhe në bllokun e famshëm Meta-Prifti me aferën 700 mijë euroshe. Ja pra sa e pasur është e kaluara kriminale, me shkelje dhe abuzime e këtij personi", deklaroi zëdhënësja e PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, 33 të arrestuar
Kapshticë, arrestohet doganieri për shkelje në detyrë »
Article Logic
Execution time: 0.013153076171875
array(1) { ["section"]=> string(56) "akuzat-e-pd-reagon-kreu-i-keshillit-te-agrobiznesit-3388" }