Akuzat e Presidentit të SHBA, OBSH i bën thirrje Trump: Mos përdor COVID-19 për të fituar pikë politike

Publikuar tek: bota, më 07:59 09-04-2020 Akuzat e Presidentit të SHBA, OBSH i bën thirrje Trump: Mos përdor COVID-19 për të fituar pikë politike Drejtori i OBSH Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pasi Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të shkurtojë fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi tha se OBSH po ndihmonte më shumë Kinën, ka ardhur edhe reagimi i drejtorit të OBSH, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Nuk ka nevojë të përdorësh COVID për të fituar pikë politike, ju keni shumë mënyra të tjera për të provuar veten tuaj", u përgjigj drejtori i OBSH.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 88 mijë njerëz në të gjithë botën, ndërsa janë infektuar rrth 1.5 milionë të tjerë.

Në SHBA janë më shumë se 14 mijë viktima nga COVID-19, ndërsa ekspertët thonë që kjo do të jetë java ku numri i viktimave do të rritet ndjeshëm.

"Fokusi i të gjitha partive politike duhet të jetë të shpëtojnë njerëzit e tyre," tha Tedros. "Nëse nuk doni shumë më shumë viktima, atëherë mos e politizoni atë."

OBSH ka përgëzuar Kinën për reagimin e menjëhershëm gjatë pandemisë, ndërsa një i dërguari i OBSH në Kinë tha se pjesa tjetër e botës nuk është gati për t'i bërë ballë këtij virusi.

Megjithatë ka edhe shqetësime, pasi mendohet se Kina mund të ketë fshehur shkallën e shpërthimit të koronavirusit.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095419883728027
array(1) { ["section"]=> string(108) "akuzat-e-presidentit-te-shba-obsh-i-ben-thirrje-trump-mos-perdor-covid-19-per-te-fituar-pike-politike-201929" }