Akuzat e Presidentit Trump, vjen reagimi ‘rrufe’ i drejtorit të FBI: Fjalët janë fukarallëk

Publikuar tek: bota, më 14:42 03-02-2018 Akuzat e Presidentit Trump, vjen reagimi ‘rrufe’ i drejtorit të FBI: Fjalët janë fukarallëk

Pas akuzave të bëra ditën e djeshme nga presidenti Donald Trump ne Twitter, se Hillary Clinton dhe kampi Demokratik kishin paguar disa para për “GPS Fusion” ku kjo e fundit do të të krijonte një dosje te rreme për të fshehur të gjitha të dhënat mbi spiunimet e bëra nga Hillary rreth ekipit të Trump-it gjatë fushatës presidenciale, vjen edhe reagimi i drejtorit të FBI, Christopher Wray.

Trump nuk u mjaftua me kaq ai përfshiu në këtë skandal edhe drejtorin e FBI-së si dhe departamentin e Drejtësisë për politizimin e çëshjtes dhe favorizmin e Demokratëve, diçka që sipas tij ishte e pamendueshme pak kohë më parë.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i shefit të FBI-Së Christopher Wray, i cili ka dhënë një deklaratë për stafin e agjensisë duke thënë se ai do të qëndrojë më ta. “ Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë të pavarur pavarësisht akuzave të bëra nga kampi Republikan”, ka shtuar drejtori i FBI.

Duke iu referuar të përditshmes “DailyMail, shefi i FBI-së ka deklaruar përballë stafit:

“Unë qëndroj me vendosshmërinë time, për të bërë një punë të pavarur, dhe sipas rregullores. Fjalët janë fukarallëk, puna që ti bën, tregon atë çfarë je. Ne flasin vetëm nëpërmjet punës. Këtë kemi bërë gjatë gjithë kohës, produkti i inteligjencës është ai që vlen gjithmonë".

Më tej Ueri ka shtuar se asgjë nuk do të ndryshojë në punën që bën veçse do të qëndrojë më i fokusuar.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, sepse e dimë se kush jemi, dhe e dimë se misoni që kami marr vjen i pari. Asgjë më shumë, vazhdoni bëni punën tuaj dhe vazhdimisht qëndroni këta njerëz të mrekulleshem siç jeni”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012356996536255
array(1) { ["section"]=> string(94) "akuzat-e-presidentit-trump-vjen-reagimi-rrufe-i-drejtorit-te-fbi-fjalet-jane-fukarallek-108986" }