Ministria e Drejtësisë ka njoftuar nisjen e hetimeve në Zyrat e Hipotekave pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit elektoral në Vorë, ku tha se 3 mijë familjeve i janë legalizuar banesat nga ALUIZNI por mbahen peng nga Hipoteka e drejtuar nga LSI.
Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe njoftoi se do të merren masa nëse konstatohen shkelje.
Akuzave të Ramës iu përgjigj sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama, i cili tha se Hipotekat në Tiranë, Durrës e rrethe të tjera drejtohen nga “Rilindja”.