Akuzat e rënda, Gjykata e Apelit merr vendimin për Henri Çilin

Publikuar tek: aktualitet, më 16:09 06-04-2020 Akuzat e rënda, Gjykata e Apelit merr vendimin për Henri Çilin Henri Cili- Pamje nga Gjykata e Permetit

Gjykata e apelit në Gjirokastër ka lënë në fuqi vendimin "detyrim paraqitje" për botuesin Henri Çili.

Prokurori i Apelit në Gjirokastër ka rrëzuar 4 nga 6 akuzat për Çilin dhe 31 të arrestuarit.

Ky vendim vjen pasi Prokuroria e Përmetit apeloi vendimin e Gjykatës së Përmetit për të lënë të lirë botuesin.

Në përfundim të gjykimit, pasi liroi Henri Çilin, gjykata shpalli moskopetencën e saj për këtë çështje, duke ia kaluar dosjen GJKKO.

Botuesi Henri Çili u la i lirë me masën ‘Detyrim paraqitje’, pasi u akuzua se do të ndikonte në lirimin e vëllezërve Aliko, që kishin vrarë një efektiv të RENEA-s në Lazarat.

Çili sëbashku me 37 persona të tjerë, përfshi kunatin e tij Gazmir Ajdini dhe biznesmenin Sait Fishta, u arrestuan në operacionin  ‘Mezhgorani’, pas përgjimeve të policisë, por 6 nga të arrestuarit u lanë të lirë.

Botuesi i ka mohuar vazhdimisht akuzat në drejtim të tij, ndërsa është shprehur se arrestimi i tij ishte bërë në shkelje të procedurave ligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095601081848145
array(1) { ["section"]=> string(68) "akuzat-e-renda-gjykata-e-apelit-merr-vendimin-per-henri-cilin-201592" }