Akuzat e Tabakut, ministri Ahmetaj i përgjigjet me shifra: 50 milionë dollarë të vendosura për t’i kompensuar

Publikuar tek: politike, më 12:38 25-01-2018 Akuzat e Tabakut, ministri Ahmetaj i përgjigjet me shifra: 50 milionë dollarë të vendosura për t’i kompensuar

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka replikuar me deputeten e PD Jorida Tabaku. Kjo e fundit akuzoi qeverinë se po rrit varfërinë në vend dhe se nuk po kompenson pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë.

Ndërsa ministri Ahmetaj iu përgjigj me shifra. Ahmetaj u shpreh se ka mbetur vetëm kësti i tetë i të gjallëve ish-të përndjekur .

“Në 2012 ishin dy kategori që këta i kanë vënë me ngjyrë, pronarët e vjetër dhe ish-të përndjekurit, pikërisht këta politika juaj la pa lekë. Tani ka mbetur kësti i tetë të të gjallëve. Ua ka dhënë kjo partia komuniste që nuk i deshte, kjo i paska paguar të gjitha paratë këtyre. Qeveria e PS vendosi 50 milionë dollarë që t’i kompensojë denjësisht, por nga podiumi i PD dalin emocione çadrash. Jeni bërë qesharakë, vini këtu dhe thoni është rritur varfëria, por u rrit mes viteve 2008-2012. Papunësia ëshët ulur me 4 pikë, nuk ëhstë rritur, nuk ëhstë ulur mjaftueshëm, por ishit ju që  e rritët.Sipas BB-së varfëria arriti kulmin në 2012-ën’, u shpreh ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011433839797974
array(1) { ["section"]=> string(114) "akuzat-e-tabakut-ministri-ahmetaj-i-pergjigjet-me-shifra-50-milione-dollare-te-vendosura-per-t-i-kompensuar-107864" }