Akuzat e Tom Doshit/ Prokuroria mbyll hetimin për Saimir Tahirin dhe Artan Didin

Publikuar tek: aktualitet, më 07:36 15-05-2015 Akuzat e Tom Doshit/ Prokuroria mbyll hetimin për Saimir Tahirin dhe Artan Didin Saimir Tahiri dhe Tom Doshi

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të pushojë hetimet ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi.

Pas akuzave të Tom Doshit, se ka patur një tentativë për ta vrarë deputetin, me porosi të Ilir Metës, doli në skenë Durim Bami, vrasësi i pretenduar nga Doshi. Bami u takua disa herë me Tahirin, për të sqaruar gjithë historinë.

Partia Demokratike kallëzoi në Prokurori Tahirin dhe Didin për ‘’shpërdorim detyre’’, ‘’moskallëzim krimi’’ dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’’. Siç bën me dije ‘’Panorama’’, pas këtij kallëzimi, prokuroria vendosi të mos nisë procedim penal ndaj Tahirit dhe Didit. Sipas prokurorisë, në veprimet e Tahirit dhe Didit nuk janë gjetur elementë të veprës penale, për faktin se edhe ngjarja e treguar nga Doshi është klasifikuar si një sajesë.

Tom Doshi aktualisht ka masën e sigurisë ''detyrim paraqitje'', për akuzën e ''Kallëzimit të rremë'' për historinë e pretenduar të vrasjes ndaj tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pedagogët dhe akademikët, rritet kontributi për pension në 5%
Muzeu Kombëtar, tualetet larg normales. Si i çojmë të huajt në atë vend????? »
Article Logic
Execution time: 0.013443946838379
array(1) { ["section"]=> string(85) "akuzat-e-tom-doshit-prokuroria-mbyll-hetimin-per-saimir-tahirin-dhe-artan-didin-11218" }