Akuzat e Tom Doshit, shoqërohet në polici i dyshuari Durim Bami

Publikuar tek: aktualitet, më 16:18 03-03-2015 Akuzat e Tom Doshit, shoqërohet në polici i dyshuari Durim Bami

Pas urdhërit të kryeprokurorit Llalla për nisjen e menjëhershme të hetimeve nga ana e Gjykatës së krimeve të rënda, mbi deklaratat dhe akuzat e Doshit për vrasje, është shoqëruar në polici edhe një i dyshuar.

Durim Bami është shoqëruar nga policia rreth orës 11:00 dhe mendohet të ketë lidhje me akuzat  e bëra nga vetë Doshi që flisnin për një vrasje të urdhëruar ndaj deputetit. Durim Banit disa ditë më parë (22 shkurt 2015) iu vendos eksploziv.

Durim Bami mendohet se ka dijeni për vrasjen me pagesë të urdhëruar ndaj Tom Doshit dhe është shoqëruar në polici nën masa të rrepta sigurie është duke u marrë në pyetje nga Ilirian Balla, shefi i Krimeve të Rënda.

Bami, njihet për precedent penal të mëparshëm.

Burim Bami është 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, është i akuzuar për tentativë vrasjeje në vitin 2014 dhe i dyshuar për dy vrasje  të shtatasve E.H dhe H.K.

Bami është edhe personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën para pengmarrjes mesnatën e 8 shkurtit. Stafuka u rrëmbye nga 3 persona të paidentifikuar.

Lexo edhe:

Sërish tritol në Fushë-Krujë, atentat ndaj shtetasit me preçedent penal

Lexo edhe:Krujë, rrëmbehet nga tre persona gjatë natës E.Stafuka

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e Doshit/ Rama, Meta dhe Tahiri dëshmojnë nesër në Prokurori, Berisha mohon thirrjen
Pas dëshmisë në prokurori, Rama: Prokuroria të hetojë, të nxjerë fajtorët »
Article Logic
Execution time: 0.012497186660767
array(1) { ["section"]=> string(67) "akuzat-e-tom-doshit-shoqerohet-ne-polici-i-dyshuari-durim-bami-4884" }