Akuzat e Trump për përgjime, reagon Obama: Nuk është e vërtetë, ishte parimi im

Publikuar tek: bota, më 08:17 05-03-2017 Akuzat e Trump për përgjime, reagon Obama: Nuk është e vërtetë, ishte parimi im

Pak orë pas akuzave të presidentit të SHBA Donald Trump se paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama, pati urdhëruar përgjimin e komunimikeve telefonike gjatë fushatës presidenciale, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Zëdhënësi i ish-Presidentit amerikan, Barak Obama, ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se Obama nuk ka urdhëruar përgjimin e asnjë qytetari amerikan.

"Rregulli bazë i administratës së Obamës ishte që asnjë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të mos ndërhyjë në asnjë hetim të pavarur nga Ministria e Drejtësisë", tha zëdhënësi Lewis.   

Akuzat e Presidentit Trump pasojnë disa zbulime të reja të bëra të ditura nga mediat amerikane, për kontakte të tjera ndërmjet zyrtarëve të fushatës Trump dhe zyrtarëve rusë.

Presidenti Donald Trump postoi një seri mesazhesh në Twitter duke akuzuar pararendësin e tij, ish-Presidentin Barack Obama, për përgjim të komunikimeve përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, raporton Voa.

Presidenti Trump tha në Twitter se Obama pati urdhëruar përgjimin e linjave telefonike të Kullës Trump në Nju Jork. Presidenti Trump e konsideron këtë zbulim një skandal të ngjashëm me “Watergate”-in.

Trump nuk ka ofruar prova konkrete për akuzën për përgjim nga ish-administrata Obama.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013856172561646
array(1) { ["section"]=> string(82) "akuzat-e-trump-per-pergjime-reagon-obama-nuk-eshte-e-vertete-ishte-parimi-im-70790" }