Akuzat, këngëtari i famshëm dha 70 milionë dollarë për ta regjistruar vajzën në Universitet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:46 25-03-2019 Akuzat, këngëtari i famshëm dha 70 milionë dollarë për ta regjistruar vajzën në Universitet Universiteti i Kalifornise se Jugut

Reperi i njohur amerikan, Dr. Dre bëri të ditur se akuzat për skandalin e pranimit të vajzës së tij  në një nga kolegjet më të mira amerikane pasi ky i fundit ka dhënë 70 milionë dollarë për bamirësi në këtë kolegj, janë një mashtrim.

Ai u shpreh se vajza e tij Truly Young hyri në Universitetin e Kalifornisë Jugore ‘me forcat e veta’. Vajza e Dr.Dre postoi një fotografi të babait të saj dhe tregoi në Instagram Story se ‘e gjithë puna ime e madhe u pagua, unë u pranova në një ngashkollat më të mira në Kaliforni’.

Në përgjithësi, donacionet e mëdha për universitetet janë një mënyrë ligjore për prindërit që të rrisin gjasat e fëmijëve të tyre për t'u pranuar atje.

Gazeta prestigjioze Los Angeles Times bëri një hulumtim dy ditë më parë duke shpjeguar me detaje se si rezultatet e një testi pranimi në universitet ndikohen nëse një prind i një aplikanti që është donator merret parasysh më shumë me vendimet e pranimit.

NIKOLE.jpg

yeap.png

TETRA.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071680545806885
array(1) { ["section"]=> string(97) "akuzat-kengetari-i-famshem-dha-70-milione-dollare-per-ta-regjistruar-vajzen-ne-universitet-157744" }